Mehmedi e Kasami shënuan, Zvicra kualifikohet

Sporti

Mehmedi e Kasami shënuan, Zvicra kualifikohet

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2015 Në ora: 22:46

Kombëtarja e Zvicrës me lehtësi fitoi tri pikë në ballafaqim me modestët e San Marinos, duke i mposhtur me rezultat 7:0, në ndeshjen e zhvilluar në "AFG Arena" në St. Gallen. Shqiptarët Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami startuan nga minuta e parë dhe treguan paraqitje të mirë. Futbollistët Mehmedi e Kasami realizuan gola, ndërsa Zvicra siguroi kualifikimin për Euro 2016 pas barazimit (1:1) të Sllovenisë me Lituaninë.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, nuk është aktivizuar fare, pasi ky ka pasur edhe probleme me muskujt, ndërsa Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili qëndruan në bankë. Fundja që të tretë u kursyen ndaj San Marinos. Në minutën e 17-të, Lang e nisi serinë e golave për të vazhduar Inler nga penalltia (55') dhe Mehmedi nga afërsia thelloi rezultatin në 3:0 pikërisht në minutën e 65-të.

Pas tre minutave Mehmedi është zëvendësuar, ndërsa Djourou shënoi nga penalltia për 4:0 (72').

Pajtim Kasami tregoi angazhim të pashoq dhe në minutën e 75-të nga rreth 16 metra me një gjuajtje të fortë thelloi epërsinë në 5:0. Embolo (81') nga penalltia shënoi për 6:0 dhe Derdiyok (89') për 7:0. Zviceranët siguruan vendin e dytë me 18 pikë në grupin E ose kanë pesë pikë më tepër se Sllovenia në pozitën e tretë. Zvicra me 12 tetor e luan takimin e fundit në Talin me Estoninë, e cila zhvillohet në orën 20.45.

Pesë shqitarë u paraqitën për Maqedoninë, e cila si vendas u mposhtën me rezultat 2:0 nga Ukraina.

Armend Alimi, Agim Ibraimi, Leonard Zhuta, Ferhan Hasani u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendëzua në minutën e 22-të nga Besart Abdurrahimi. Zhuta në minutën e 58-të është ndëshkuar me karton të verdhë. Fatos Beqiraj shënoi për Malin e Zi, por humbën si vendas me rezultat 3:2 nga Austria. Për Malin e Zi shënuan: Vuçiniç (32') e Beqiraj (68') dhe për austriakët: Janko (55'), Arnautoviç (81') e Sabitzer (90+2'). Vuçiniç në minutën e 87-të u ndëshkua me karton të kuq.

Grupi E

Anglia-Estonia 2:0
Sllovenia-Lituania 1:1
Zvicra-San Marino 7:0

Tabela

1. Anglia 9 9 0 0 27
2. Zvicra 9 6 0 3 18
3. Sllovenia 9 4 1 4 13
4. Estonia 9 3 1 5 10
5. Lituania 9 3 1 5 10
6. San Marino 9 0 1 8 1

Grupi C

Maqedonia-Ukraina 0:2
Sllovakia-Bjellorusia 0:1
Spanja-Luksemburgu 4:0

Tabela

1. Spanja 9 8 0 1 24
2.Sllovakia 9 6 1 2 19
3. Ukraina 9 6 1 2 19
4. Bjellorusia 9 3 1 5 10
5. Luksemburgu 9 1 1 7 4
6. Maqedonia 9 1 0 8 3

Grupi G

Liechtenstein-Suedia 0:2
Moldavia-Rusia 1:2
Mali i Zi-Austria 2:3

Tabela

1. Austria 9 8 1 0 25
2. Rusia 9 5 2 2 17
3. Suedia 9 4 3 2 15
4. Mali i Zi 9 3 2 4 11
5. Liechtenstein 9 1 2 6 5
6. Moldavia 9 0 2 7 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat