Të dielën, gara në karting (Foto)

Sporti

Të dielën, gara në karting (Foto)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 20:06

Pas 12 garave në disiplinat malore dhe rrethore (plus DRAG-u), aktiviteti i radhës për Federatën e Auto Sportit të Kosovës është gara në disiplinën e kartingut, e cila këtë të diel do të zhvillohet në Mitrovicë.

Gara organizohet nga FASK-u në bashkëpunim me klubet, ndërsa do të asistojë edhe një staf ndërkombëtar.

Në bazë të interesimit të shprehur deri tani, duket se numri i pjesëmarrësve do të jetë mjaft i madh, ndërsa janë paraqitur garues që nga mosha 6-33 vjeçare.

Në FASK vlerësojnë se bëhet fjalë për një garë interesante, por edhe të rëndësishme, pasi në karting janë edhe filizat e auto sportit, prandaj edhe kësaj disipline do t’i kushtohet hapësira e duhur.

Pjesëmarrësit në garë duhet t’i kenë makinat e tyre si dhe pajisjet e duhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat