Kosova beson se do ta mposht Guinean Ekuatoriale!

Sporti

Kosova beson se do ta mposht Guinean Ekuatoriale!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2015 Në ora: 19:10

Janë bërë të gjitha përgatitjet në nivelin më të lartë për ndeshjen e nesërme miqësore ndërkombëtare në mes të kombëtares së Kosovës dhe Guineas Ekuatoriale, e cila zhvillohet në orën 15.00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, do të orvatet që me përbërjen më të mirë ta sfidojë Guinean, e cila ka një ekip të papërshtatshme. Kjo miqësore për Kosovën është e mirëseardhur në shumë rrafshe, por edhe një test i madh, kur dihet se jemi nën vëzhgim nga asociacionet më të larta të futbollit, UEFA dhe FIFA.

Futbollistët tanë synojnë fitore që t’i gëzojnë tifozët më të flaktë ‘Dardanët’, që pritet të janë një numër i madh në tribuna. Kosova deri më tash ka zhvilluar katër miqësore me shtetet e ndryshme dhe ka bilancin një fitore, një barazim e dy humbje, pa llogaritur takimet me klubet gjermane (Eintrachtit dhe Werderin) dhe Wil nga Zvicra. Kosova sfidën e parë e pati zhvilluar me Haitin, ku pati përfunduar pa gola (0:0 në Mitrovicë), pastaj pësoi humbje 6:1 nga Turqia (në Mitrovicë), në Gjenevë pësoi me 3:1 nga Senegali.

Fitoren e parë e patën arritur me 7 shtator të vitit të kaluar kundër Omanit, e cila u luajt në stadiumin e Prishtinës. Futbollistët e kombëtares tonë janë mirë të përgatitur për Guinean dhe shpresojnë të dalin me rezultat pozitiv. Bajram Jashanica, mbrojtës i dëshmuar dhe njëherësh anëtar i kampionit shqiptar, Skënderbeu nga Korça, beson se do të tregojnë lojë të mirë në ballafaqim me Guinean Ekuatoriale.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat