Derbi në Kastriot

Sporti

Derbi në Kastriot

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:27

Në Superligën e Kosovës në basketboll (meshkuj) veçohet derbi në Kastriot, ku do të takohen Trepça nga Mitrovica dhe Golden Eagle Ylli nga Theranda. Mitrovicasit edhe pse vijnë pas disfatës nga Sigal Prishtina, ata janë shumë të motivuar për faktin se kanë arritur t’i bëjnë ballë kampionëve në fuqi të Kosovës deri në fund të takimit. Ndërkohë, sot në program janë dy ndeshje, ku Peja dhe Sigal Prishtina vlerësohen favorite karshi Kerasan Prishtinës, përkatësisht Vllaznimit. Në javën e tretë takohen-e shtunë: Peja-Kerasan Prishtina (17.00), Vëllaznimi-Sigal Prishtina (18.00), të dielën: Trepça-Golden Eagle Ylli (19.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat