Klopp: Të fitosh është e rëndësishme

Sporti

Klopp: Të fitosh është e rëndësishme

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:20

Trajneri i ri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se do të arrijë objektivat e tij. Ai lavdëron edhe shikuesit e Liverpoolit, duke i quajtur fantastik . “Të fitosh është e rëndësishme, por është e rëndësishme edhe si luan futboll. Unë besoj në filozofinë e lojës që është shumë emocionuese, e shpejtë dhe e fortë. Liverpooli ka tifozë të jashtëzakonshëm dhe Anfieldi është një shtëpi e njohur botërisht, me një atmosferë të jashtëzakonshme. Dua të ndërtoj marrëdhënie të fuqishme me këta tifozë dhe t’iu rikthej atyre kujtimet e çmueshme. Shpresoj se mund ta ushqejmë njëri-tjetrin me energji që të bëjmë këtë udhëtim së bashku”, ka thënë Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat