Pejanët kundër liderit norvegjez

Sporti

Pejanët kundër liderit norvegjez

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:05

Kampioni i Kosovës, Besa Famiglia nga Peja, ka ndeshje shumë të vështirë me ekipin nga Norvegjia, OIF Arendal. Hendbollistët e Besës të dy ndeshjet do t’i luajnë në Arendal, në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Europiane (Cup EHF-i). Ndeshja e parë luhet nesër në orën 20.00, ndërsa ajo e kthimit pas një dite po në Arendal në orën 18.00, ku pejanët janë në cilësinë e vendasit. OIF Arendal është lider në Norvegji, ku nga pesë ndeshje ka po aq fitore. Kryetrajneri i Besës, Arben Muqolli, synon paraqitje sa më të mirë. Pejanët në rrethin e parë e kishin eliminuar ekipin nga Bullgaria, Fregata-Burgas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat