Petkoviç: Xhaka e Shaqiri vetëm në stol kundër San Marinos

Sporti

Petkoviç: Xhaka e Shaqiri vetëm në stol kundër San Marinos

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 17:03

Pavarësisht se fitorja e Zvicrës kundër San Marinos sot është e domosdoshme, trajneri i ekipit zviceran, Vladimir Petkoviç, ka menduar që të mos rrezikojë lojtarët më të mirë, për ti ruajtur kundër Estonisë.

Siç mëson e përditshmja zvicerane, Blick.ch, Vladimir Petkovic, do e nis ndeshjen pa Xherdan Shaqirin, pasi ky ka pasur edhe probleme me muskujt, Granit Xhakën dhe Blerim Xhemailin. Këta të fundit për shkak edhe të kartonit të verdhë që kanë marrë ndeshjet e kaluara.

Lojtarët që do luajnë nga fillimi janë Pajtim Kasami, Breel Embolo dhe Luca Zuffi, mëson Blick.ch, transmeton Bota sot.

Formacioni pritet të jetë siç vijon:

Bürki; Lang, Schär, Djourou, Rodriguez; Kasami, Inler, Zuffi; Embolo, Mehmedi; Drmi.

Zvicra momentalisht ndodhen në vendin e dytë të grupit E, pas Anglisë, që ka siguruar kualifikimin. Në vendin e tretë ndodhet Slovenia, që ka tre pikë më pak se Zvicra./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat