Kush i’a hoqi Ballistit bluzën e kuqe me shqiponjë në Gjykatë? (Video)

Sporti

Kush i’a hoqi Ballistit bluzën e kuqe me shqiponjë në Gjykatë? (Video)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 16:29

Ismail Morina, njohur si “Ballisti” është shfaqur veshur si nacionalist edhe në sallën e gjyqit. Ai erdhi i veshur me një bluzë të kuqe me shqiponjë. Duket kjo është vlerësuar e papranueshme dhe dikush i ka kërkuar ta heqë atë e pastaj të rikthehet prapë në sallë.

Se kush e ka bërë kërkesën nuk dihet, pasi nga trupi gjykues nuk është dëgjuar një gjë e tillë. Ajo që dihet me siguri është fakti që Morina është filmuar nga Ora News duke u shoqëruar nga policët jashtë kafazit, e pastaj është rikthyer me një bluzë më ngjyrë të errët e më mëngë të shkurtra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat