Edhe pse u pritën si miq të vërtetë nga shqiptarët, duke mos patur as shqetësimin më të vogël, serbët mbeten serbë.
Njerëz të rritur me frymën e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe atyre që nuk janë orthodoksë si ata.
Këtë gjë bëri dje gjatë festimit të golit të dytë edhe mbrojtësi serb, Dusko Tosiç, pjesë e Besiktasit në Turqi.
Ai ngriti lart tre gishtat, gjest që simbolizon masakrën e çetnikëve ndaj myslimanëve dhe kjo gjë nuk është kapërdirë lehtë në Turqi.
Ata kanë kërkuar pezullimin e tij nga Besiktasi, ndërsa kanë shprehur habinë se si shqiptarët nuk reaguan ndaj një veprimi të tillë.