Gorani na çmend me deklaratë për Shqipërinë!

Sporti

Gorani na çmend me deklaratë për Shqipërinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2015 Në ora: 15:41

Është fakt se shqiptarët treguan qytetari! Shqiptarët iu treguan serbëve se si anohet për kombëtaren e zemrës dhe janë shembull për të tjerë. Shqipëria dha provimin për organizim të lartë, por futbollistët tanë na zhgënjyen me humbjen me rezultat 2:0 nga Serbia. Sporti është i paparashikueshëm dhe humbjen vijnë edhe kur nuk e pret. Futbollisti me përkatësi gorane, Miralem Sulejmani, që luajti në pjesën e dytë për Serbinë, ishte i mahnitur me atmosferën në stadiumin “Elbasan Arena”. Sulejmani duhet ta dijë se për qytetari shqiptarët gjithmonë janë treguar të jashtëzakonshëm. Sulejmani na çmend me deklaratë kur thotë: “Kjo ka qenë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat, mirëpo gjithçka ishte korrekte edhe në fushë edhe në tribuna”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat