Serbët nuk ia futen Serbisë (Video)

Sporti

Serbët nuk ia futen Serbisë (Video)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:52

Pritje e ftohtë në Beograd për kombëtaren serbe pas fitores 0:2 ndaj Shqipërisë në Elbasan Arena. Duket se për serbët suksesi në Elbasan Arena nuk ka ngjallur ndonjë entuziazëm të jashtëzakonshëm, nëse i referohemi pamjeve që pasqyrojnë pritjen që i është rezervuar skuadrës së Çurciç në aeroportin Nicola Tesla apo dhe në rrugët e kryeqytetit serb.

Në ambientet e brendshme të aeroportit kur ka mbërritur ekipi serb ka qenë vetëm një grusht tifozësh, madje më pak se gishtat e njërës dorë, ndoshta dhe ata të rastësishëm që gjithsesi kanë rezervuar duartrokititje në daljen e lojtarëve. Nuk ka munguar edhe ndonjë foto me forcat e rendit me lojtarët që kanë hipur në autobuz si pas një udhëtimi cfarëdo.

Nuk ka qenë e ndryshme atmosfera edhe në rrugët e Beogradit, pasi në pamjet që përcjell e përditëshmja Kurir, për të festuar për fitoren e Serbisë kanë dalë më pak se 20 tifozë që me flamuj serb kanë brohoritur për suksesin ndaj Shqipërisë që të paktën duke ju referuar pritjes së tifozëve ka kaluar si një ndeshje normale e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat