Si e komentuan mediat botërore humbjen e Shqipërisë?

Sporti

Si e komentuan mediat botërore humbjen e Shqipërisë?

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 13:57

Mediet e ndryshme prestigjioze botërore në forma të ndryshme e komentuan humbjen e Shqipërisë me rezultat 2:0 nga Serbia. Gazeta më e madhe sportive në Itali, “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ‘De Biasi tashmë është i detyruar të fitojë në Armeni”. “Tutosport”: Shqipëri-Serbi 0:2 - Garë e blinduar në Elbasan. E përfolura si derbi i Ballkanit shkoi në favor të Serbisë. “The Guardian: Një përfundim dramatik në Elbasan Arena me dy gola diferencë në minutën e 90′ kanë bërë diferencën e Serbisë e cila ka luajtur për krenari dhe asgjë tjetër. Nata e madhe e Shqipërisë u prish nga një nxitim i skuadrës, por ata kanë edhe një rast të dytë për t’u kualifikuar pas tri ditësh në Armeni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat