Berisha e nisë me barazim kampionatin australian

Sporti

Berisha e nisë me barazim kampionatin australian

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2015 Në ora: 13:52

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, me ekipin e Melbourne Victory, e nisin me barazim kampionatin australian. Melbourne Victory si mysafir u nda baras (0:0) me Adelaide United. Futbollisti shqiptar luajti titullar, u angazhuan mjaft, megjithatë, u desh të kënaqen me një pikë, kur kihet parasysh se nga minuta e 72-të mbeten me një futbollist më pak, kur Broxham u përjashtua për shkak të dy kartonëve të verdhë. Berisha me ekipin e tij nisën misionin për mbrojtjen e titullit të kampionit. Sulmuesi nga Prishtina u zëvendësua në minutën e 90+4, ndërsa skuadra e tij është favorite për titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat