Danimarka e ka një lutje të çuditshme për armenët kundër Shqipërisë

Sporti

Danimarka e ka një lutje të çuditshme për armenët kundër Shqipërisë

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 13:01

Danimarka lutet që ndeshja Armeni -Shqipëri të përfundoi baras ose të fitojnë armenët, që ata direkt të shkojnë në Euro 2016. Fati i Shqipërisë dhe i Danimarkës deshëm apo nuk deshëm është në dorën e Armenisë. Futbollistët kuqezi shpresojnë në mrekulli në Jerevan, që t’i fitojnë tri pikë dhe të realizojnë ëndrrën, ndërsa Danimarka lutet që Armenia ta mund Shqipërinë. Përzgjedhësi i Danimarkës Morten Olsen dhe mbrojtësi Daniel Agger, i luten Armenisë që të ndalë Shqipërinë në sfidën e së dielës.

“Duhet të presim se çfarë do të ndodhë në ndeshje e fundit dhe të shohim nëse armenët do të na ndihmojnë. Përballja jonë me Francën nuk asnjë rëndësi. Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen me Portugalinë, sidomos tani që kemi mësuar se Serbia ka fituar në Shqipëri”, tha Olsen. Daniel Agger, i cili priste një tjetër rezultat të kombëtares së tij në Portugali, tani përqendrohet te sfida Armeni-Shqipëri. “Kemi ende gjasa për t’u kualifikuar direkt në europian, edhe pse varemi nga të tjerët. Shpresojmë të dalim me kokën lart nga këto eliminatore. Por edhe nëse do të kualifikohemi direkt kemi edhe një mundësi tjetër në Play off“, ka thënë Agger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat