Ja Karaxhiqi çfarë thotë për Ramën pas lojës

Sporti

Ja Karaxhiqi çfarë thotë për Ramën pas lojës

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 12:54

Përpara ndeshjes Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiq deklaroi se nëse do të ndodhte incidenti më i vogël ekipi kombëtar nuk do të zbriste në fushë dhe ndeshja nuk do të luhej.
Por pas ndeshjes ai ka ndryshuar mendim për shqiptarët e veçanërisht për kryeministrin Rama.
“Rama është i mrekullueshëm, zotëri. Kërkoi të fotografohej me mua pas pjesës së parë. Na uroi pas ndeshjes, ka thënë se kështu është futbolli, në mënyrë stoike i pranoi të gjitha”, deklaroi Karaxhiq para gazetarëve në Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat