“Nuk na vranë”! Serbët kthehen të sigurt në shtëpi

Sporti

“Nuk na vranë”! Serbët kthehen të sigurt në shtëpi

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 09:57

“Ne kishim frikë se shqiptarët do na vrisnin fëmijët”.

Ky është kryeartikulli i gazetës serbe Kurir, që vazhdon të hedhë benzinë në zjarr, ndërkohë që shqiptarët u dhanë serbëve një leksion qytetarie.

Sipas gazetës, familjarët e lojtarëve ishin shumë të shqetësuar për sigurinë e njerëzve të tyre, ndaj ishin në kontakt çdo moment me ta.

Ndërkohë kombëtarja serbe është kthyer e sigurt në Serbi.

Shefi i sigurisë i FSF, Milivoj Mirko ka falenderuar Shqipërinë për punën e saj profesioniste.

Ai tha se përveç një incidenti të izoluar, gjithçka u organizua me profesionalizëm.

Ai shton se ekipi madje mundi të shëtisë në Tiranë dhe shkoi i sigurt në stadium.

Në orën 4:20, ekipi serb mbërriti në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat