Mavraj: Kjo humbje po dhemb thellë në shpirt (Foto)

Sporti

Mavraj: Kjo humbje po dhemb thellë në shpirt (Foto)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 23:58

Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Mergim Mavraj është i shokuar pas humbjësë ndaj Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maraj ka thënë se shpresa jonë nuk vdes kurrë prandaj duhet të vazhdojmë të besojmë tek heronjtë tanë dhe kjo humbje ndaj Serbisë po dhemb thellë në shpirt.

“Të dhëmb shpirti...
Humbje shokuese që ta plas zemrën por më shumë se kurrë duhet mbështetja!!!
Unë besoj që, ashtu siç kemi pasur fatin kundra në dy ndeshjet e fundit, ashtu do të na buzëqeshë në Armeni. Shpresa jonë nuk vdes kurrë prandaj duhet të vazhdojmë të besojmë tek heronjtë tanë. Ata ishin të tillë dy orë më parë dhe duhet të vazhdojnë të jenë të tillë edhe pas kësaj disfate!
Humbje që dhëmb thellë në shpirt, por dhimbja duhet kthyer në forcë dhe ta realizojmë ëndrrë e madhe !!!
Përgjithmonë ne ty Shqipëri, je më e mira!”, ka shkruar Mavraj në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat