De Biasi zbulon gabimin e Shqipërisë

Sporti

De Biasi zbulon gabimin e Shqipërisë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 23:41

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë më tepër kujdes në minutat e fundit të ndeshjeve.

Gianni de Biasi ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë më tepër kujdes në minutat e fundit të ndeshjeve.

Kjo pasi Shqipëria sërish pësoi në fund, duke u mposhtur nga Serbia me rezultat 2:0 në Elbasan Arena.

“Besoj se ekipi ka zhvilluar lojë të mirë kundër një skuadre kualitative, nga niveli taktik. Por, kur jemi në minutat e fundit duhet të kemi kujdes më të madh që mos t’ju lejojmë kundërsulme”, deklaroi ai.

“Na duhet t’i minimojmë gabimet. Kjo na ndodhi edhe kundër Portugalisë. Njësoj si sonte, është dashur ta merrnim këtë barazim”, u shpreh De Biasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat