Lila i përlotur, beson te kualifikimi

Sporti

Lila i përlotur, beson te kualifikimi

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 23:40

Andi Lila ishte i detyruar ta lë fushën para kohe për shkak të një lëndimi në fund të pjesës së parë.

Anësori shqiptar ishte shumë i dëshpëruar në fund të ndeshjes, por kjo nuk e ndalon së besuari atë në kualifikim.

“U hapa më shumë se që duhet për t’ia marrë topin lojtarit kundërshtar dhe kështu u lëndova në kofshë”.

“Kjo më ndodh gjithmonë kur i pres ndeshjet me dëshirë të madhe për t’i fituar. Kështu më ndodhi edhe me Parman në Seire A, por tani kjo i përket të kaluarës, nuk kemi çka bëjmë”.

“Kualifikimin nuk e diskutoj, por kur e mendoj se tani duhet të ishim të kualifikuar më dhemb shumë dhe nuk di çka te them”, ka thënë Lila pas ndeshjes i përlotur dhe shumë i dëshpëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat