​Hysaj: Ja çfarë kërkoi Edi Rama dhe De Biasi në zhveshtore

Sporti

​Hysaj: Ja çfarë kërkoi Edi Rama dhe De Biasi në zhveshtore

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 23:23

Elseid hysaj ka bërë të ditur se Gianni de Biasi dhe Edi Rama i kanë kërkuar skuadrës në zhveshtore që të qojnë kokën lart dhe të shfrytëzojnë shansin që kanë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, pas humbjes së Shqipërisë ndaj Serbisë, ka thënë se trajneri Gianni De Biasi dhe kryeministri Edi Rama, kanë kërkuar nga lojtarët që të harrojnë këtë humbje dhe të mendojnë për ndeshjen ndaj Armenisë.

“Trajneri dhe kryeministri na kanë thënë që të harrojmë këtë që ndodhi dhe të mendojmë për Armeninë. Kemi një mundësi që nuk duhet ta humbim”, ka thënë Hysaj.

“Duhet të mësojmë nga këto gabime që po bëjmë. Duhet të qojmë kokën lart dhe mos t’i përsërisim. Shpresojmë se do të shënojmë në Armeni dhe të realizojmë ëndrrën për gjithë ne, për gjithë shqiptarët që të marrim pjesë në Evropian”, ka shtuar më tej Hysaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat