Tifozët kuqezi me leksion për serbët

Sporti

Tifozët kuqezi me leksion për serbët

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 22:56

Mbështetësit e Kombëtares së Shqipërisë u kanë mbajtur leksion serbëve se si duhet ndjekur një ndeshje futbolli.

Me një atmosferë fantastike të krijuar në stadium për të motivuar lojtarët vendas, shqiptarët treguan se janë një popull evropian dhe se dhuna nuk është në traditën e tyre.

Për dallim nga ndeshja e Beogradit – ofendimet racore, sulmet fizike ndaj lojtarëve shqiptarë, invadimi i tifozëve serbë në stadium e shumë sjellje tjera josportive – ithtarët kuqezi ishin shumë të denjë në tribuna.

Për fat të keq, skuadra nuk arriti t’i gëzojë me një fitore, megjithatë mbetet edhe një shans i fundit, pasi me një triumf kundër Armenisë, Shqipërinë e shohim në ‘Euro 2016’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat