Shawcross: Shaqiri ende nuk më njeh mua

Sporti

Shawcross: Shaqiri ende nuk më njeh mua

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 19:21

Kapiteni i klubit Stoke Cityt, Ryan Shawcross, ka dhënë një deklaratë atraktive për futbollistin më të mirë shqiptar, Xherdan Shaqiri. Futbollisti Shawcross tha se mezi po pret të shërohet që të rikthehet në fushë, por në anën tjetër ka thënë se Shaqa ende nuk e njeh mirë. “Mendoj që Shaqiri ende nuk më njeh mua, mirëpo me kohën ai do të kuptoj më shumë rreth meje. Kemi blerë disa lojtarë të mirë dhe unë mezi pres që të rikuperohem”, ka thënë Shawcross. Shaqiri është përforcimi më i shtrenjtë në historinë e klubit të Stoke Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat