Zbulohet koreografia në Elbasan Arena (Video)

Sporti

Zbulohet koreografia në Elbasan Arena (Video)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:36

Megjithëse nuk do të lejohen simbolet që s’përfaqësojnë Shqipërinë zyrtare në ndeshjen ndaj Serbisë, grupi i tifozave Kuq e Zi do të shpalosë në stadiumin Elbasan Arena dy flamuj të mëdhenj. Mësohet se flamujt do të shpalosen në tribunat C1, C2 dhe C3. Flamuri pritet të jetë në ato përmasa si ai në ndeshjen kundër Ukrahinës që u shpalos në stadiumin Qemal Stafa (video e mëposhtme).

Grupimi i tifozëve Kuq e Zi ka marrë miratimin edhe të UEFA-s përsa i takon kësaj koreografie.

Më herët është bërë e ditur se sponsori gjeneral i kombëtares, “Digitalb”, do të shpërndajë për çdo tifoz që do të hyjë në stadium nga një flamur të vogël kuqezi, si dhe nga një plis, dy simbole që na nënvizojnë me një emërues të përbashkët si komb, shqiptarë të Shqipërisë, shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Diasporës.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat