Zherka: Çdo vit kemi rënie!

Sporti

Zherka: Çdo vit kemi rënie!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:30

Në vitet e fundit ka shqetësime të mëdha sa i përket rënies së nivelit të lojës së hendbollit në të dyja konkurrencat. Ish-hendbollisti i mirënjohur, Verim Zherka, që ka luajtur në klubet e ndryshme në vend dhe jashtë saj, si dhe ka qenë edhe trajner i përfaqësueses A të Kosovës, numëron disa nga fajtorët që e kanë prurë në këtë gjendje hendbollin.

“Bota sot”: Si e sheh gjendjen e hendbollit?

Verim Zherka: T’ju them të drejtën, në këtë pyetje kisha pasur dëshirë t’ju jap një përgjigje sa më optimiste dhe me pozitive, por fatkeqësisht gjërat qëndrojnë ndryshe. Mendimi im është se edhe në këtë kampionat 2015-16 nuk ka lëvizje pozitive në ngritjen e nivelit të cilësisë së hendbollit, dhe ne organizimin sa më të mirë të klubeve. Që në start të kampionatit nuk u zhvilluan disa ndeshje dhe kjo automatikisht na jep një pasqyrë të keqe për rrjedhën e kampionatit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat