Dita e mirë shihet në mëngjes

Sporti

Dita e mirë shihet në mëngjes

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:26

Dita e mirë shihet në mëngjes, ka thënë basketbollisti i Pejës, Alban Veseli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Veseli ka qenë prej më të dalluarve në fanellën e verdhezinjve në fitoren me rezultat 79:72 në Prizren kundër Bashkimit. Veseli realizoi 17 pikë, ndërsa bashkëlojtari i tij, Ronald Davis shënoi 22 pikë. Peja shënoi fitoren e dytë radhazi dhe udhëheq me 4 pikë në Superligën e Kosovës.

Veseli tha se është një fitore e rëndësishme, por që nuk duhet t’i gëzohen edhe aq shumë, sepse ka ndeshje tjera dhe janë mjaft të vështira. “Ishte vetëm një fitore e radhës, të cilës nuk duhet t’i gëzohemi shumë, sepse javën tjetër na presin lojëra shumë të vështira dhe duhet të fokusohemi në to”, tha ai. Peja luajti shumë mirë në 20 minutat e parë (kur ishte në epërsi 47:31), a ishte një vetëkënaqësi apo krizë e lojës në 20 minutat e fundit?
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat