Kuqezinjtë, priten ndryshime drastike në formacion

Sporti

Kuqezinjtë, priten ndryshime drastike në formacion

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:15

Kuqezinjtë, priten ndryshime drastike në formacion De Biazi ka vendosur të bëjë ndryshime rrënjësore për ndeshjen kundër Serbisë. Italiani është përpjekur maksimalisht që të maskojë gjithçka, duke u shfaqur sikur do të luajë i njëjti formacion si kundër Portugalisë, por në orët e fundit është zbuluar se nuk do të jetë kështu. Ndryshimi nis nga qendra e mbrojtjes, pasi në krah të tij do të jetë Gjimshiti dhe jo Ajeti. Nga krahët priten Hysaj dhe Agolli. Ndryshimet e mëdha janë në repartin e mesfush- ës. Para mbrojtjes, me shumë gjasë, do të jetë Basha dhe jo Kukeli. Në të djathtë nuk pritet të luajë as Roshi dhe as Gashi, por Andi Lila. Si duket De Biazi ka parasysh që në atë krah do të jetë Kolarovi. Në qendër të mesfushës janë Xhaka me Memushajn, ndërsa në të majtë Lenjani. Në sulm, Balaj ka fituar duelin me Cikalleshin dhe pritet që të jetë shkodrani që nga minuta e parë. Në këtë mënyrë, trajneri ndryshon gati 40% të formacionit në krahasim me 11-shen që luajti titullar kundër Portugalisë. Kukeli, Cikalleshi, Abrashi, Gashi dhe Ajeti pritet ta nisin nga stoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat