Shqipëria humbi, ëndrra për Euro 2016 vazhdon

Zgjedhjet 2013

Shqipëria humbi, ëndrra për Euro 2016 vazhdon

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2015 Në ora: 17:23

E plotësuar- Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje në minutat e fundit me rezultat 2:0 nga Serbia, në ndeshjen e vlefshme të grupit I të eliminatoërve për Euro 2016 në futboll. Mbrojtja jonë nuk ishte në nivelin e duhur dhe pësuan dy gola të shpejtë kur më së paku pritej. Megjithatë, ëndrra për Euro 2016 vazhdon. Shqipëria tani duhet t’i kërkojë tri pikë si mysafir ndaj Armenisë dhe të sigurojë kualifikimin, pasi që Danimarka u mposhtë me rezultat 1:0 nga Portugalia.

Interesant është se Shqipëria është hera e dytë rresht që pëson në minutat e fundit. Kështu i ndodhi edhe me Portugalinë, kur pësoi gol në minutën e 90+3’. Rreth 13 mijë shikues të tubuar në “Arena Elbasan” treguan kulturë të lartë, përkrahën kombëtaren kuqezi deri në fund, por kur nuk e do, nuk e do.

Në minutën e 9-të, Andi Lila gjuajti me kokë, por topin e pret portieri Stojkoviq. Në minutën e 23-të, Shqipëria ishte më fat, ngase Ivanoviqi nga rreth 10-11 metra gjuajti fortë, por topi shkoi mbi portë. Aksion i mirë i Shqipërisë në minutën e 34-të, por Lila nga rreth 22-23 metra gjuajti mbi portë.

Në minutën e 36-të, Serbia shënoi gol përmes Adem Lajiç, por gjyqtari italian Rizzoli me të drejtë anuloi golin, pasi që Toshiq kishte shkaktuar faull në portierin Etrit Berisha. Këtu edhe tensionohet situata, por e gjitha kaloi pa ndonjë incident. Shqipëria bëri një aksion shkollor, por topi qe i shpejt për Ermir Lenjanin pikërisht në minutën e 40-të. Në fund të pjesës së parë, Andi Lila, është lënduar dhe u largua me barelë nga fusha. Në minutën e 51-të, Lenjani e kërcënoi portën e Serbisë.

Ai nga rreth 16-17 metra gjuajti mjaft mirë por pret Stojkoviqi. Kapiteni Lorik Cana ishte në pozitë të mirë nga rreth 14 metra, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Sa i pafat kryetrimi ynë, Taulant Xhaka, i cili nga një pozitë e volitshme, gjuajti fortë, por topi devijohet në korrne në minutën e 60-të. Sokol Cikalleshi në minutën e 76-të, si buldozer futet në mes futbollistëve serb dhe nga rreth 15 metra gjuajti fortë, por goditja e tij devijohet në korrne. Kur të gjithë priten se ndeshja po shkon drejt barazimit, dy gabimet e mbrojtjes tonë ishin fatale.

Në minutën e 90+1, mbrojtja e Shqipërisë nuk ishte në nivelin e duhur dhe Aleksander Kolarov i vetmuar me një gjuajtje të fortë mposhti Berishën dhe 0:1.

Një kundërzbritje e Serbisë, topin shkon deri te Adem Lajiç, i cili i vetmuar mposhti Berishën dhe 2:0 në minutën e 90+4’. Shqipëria është në vend të tretë me 11 pikë, ka një më pak se Danimarka, ndërsa Serbia renditet e katërta me 4 pikë. Shqipëria të dielën (me 11 tetor, në orën 20.45) takohet me Armeninë.
Shqipëria-Serbia 0:2
Stadiumi “Elbasan Arena”.
Shikues: 13.000.
Gjyqtarë: Nicola Rizzoli, Elenito di Liberatore, Mauro Tonolini (Italia).
Shënues: Kolarov (90+1’), Lajiç (90+4’).
Kartonat e verdhë: Cana, Agolli – Milivojeviq, Tomoviq.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Cana, Agolli, Lenjani (Meha 83’), Lila (Lila 46’), Basha, Memushaj, Xhaka, Balaj (Cikalleshi 69’).
Serbia: Stojkoviq, Tomoviq, Ivanoviq, S.Mitroviq, Kolarov, Toshiq (D. Toshiq 66’), Milivojeviq, Matiq, A.Mitroviq, Tadiq (Sulejmani 54’), Ljajiç.

90+4 Një kundërzbritje e Serbisë, kur Lajiç shënoi për 0:2.
90+1’ Mbrojtja e Shqipërisë nuk ishte në nivelin e duhur dhe Aleksander Kolarov i vetmuar me një gjuajtje të fortë mposhti Berishën dhe 0:1.
90’ Rezultati nuk ndryshon, 0:0.
87' Rezultati 0:0.
83’ Alban Meha inkuadrohet në lojë në vend të Ermir Lenjanit.
80’ Edhe më tutje rezultati i pandryshuar, por një e mirë është se në Portugalia po avancon me rezultat 1:0 ndaj Danimarkës.
76’ Sokol Cikalleshi si buldozer futet në mes futbollistëve serb dhe nga rreth 15 metra gjuajti fortë, por goditja e tij devijohet në korrne.
73’ Fejsa futet në vend të Matiqit.
70’ Rezultati i pandryshuar, lojë e mirë.
69’ Sokol Cikalleshi futet në vend të Bekim Balajt.
66’ Largohet Ivanoviq, pasi u lëndua dhe në vend të tij futet D. Toshiq.
61’ Milivojeviq nga rreth 18 metra gjuajti mpi portën e Berishës.
60’ Sa i pafat kryetrimi ynë, Taulant Xhaka, i cili nga një pozitë e volitshme, gjuajti fortë, por topi devijohet në korrne.
59’ Rezultatin vazhdon 0:0.
54’ Miralem Sylejmani futet në vend të Dushan Tadiç.
53’ Cana ishte në pozitë të mirë nga rreth 14 metra, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.
51’ Lenjani e kërcënoi portën e Serbisë. Ai nga rreth 16-17 metra gjuajti mjaft mirë por pret Stojkoviqi.

47’ Milivojeviq jashtë 16-shit dërgoi gjuajtje të fortë, por mbi portë.
46' Ergys Kaçe futet në vend të Andi Lilës.
Filloi pjesa e dytë.
Përfundoi pjesa e parë, 0:0.
44’ Rezultati 0:0. Lëndohet Andi Lila, i cili me barelë largohet jashtë fushës.
40’ Shqipëria bëri një aksion shkollor, por topi qe i fortë për të zënë Lenjani.
36’ Serbia shënoi gol, por gjyqtari italian me të drejtë anuloi golin, pasi që Toshiq kishte shkaktuar faull në portierin Etrit Berisha. Tensionohet situata.
34’ Aksion i mirë i Shqipërisë, por Lila nga rreth 22-23 metra gjuajti larg mbi portë.
33’ Nuk ka ndonjë rast të veçantë, rezultati vazhdon i pandryshuar, 0:0.
29’ Shqipëria përpiqet sa më parë të shënoi, por pa sukses.
26' Edhe me tutje 0:0.
23’ Shqipëria më fat, kur gjuajtja e Ivanoviqit nga rreth 10-11 metra shkoi mbi portë.
22’ Lajiç nga rreth 20 metra dërgoi një gjuajtje të fortë, e cila shmanget nga mbrojtja shqiptare në rivënie këndi.

19’ Ndeshje e baraspeshuar, rezultati 0:0.
16’ Cana u ndëshkua me karton të verdhë.
15’ Shqipëria po sulmon, po e mban në presion Serbinë.
13’ Rezultati i pandryshuar, Shqipëria kërkon golin.
9’ Cana pati një mundësi të mirë, por i iku topi.
9’ Lila gjuajti me kokë, por topi e pret portieri Stojkoviq.

7’ Rezultati vazhdon të jetë edhe më tutje 0:0.

4’ Shqipëria është e mobilizuar dhe e kontrollon ndeshjen. Karton i verdhë për Milivojeviq pas një startit të ashpër ndaj Balajt.

1' Shqipëria e nisë me sulm të furishëm.

Filloi ndeshja e shekullit.

Edhe pak minuta para sfidës së shekullit.

Po bie shi në Elbasan.

Të gjithë janë në pritje të takimit Shqipëri-Serbi, që luhet këtë mbrëmje në stadiumin “Elbasan Arena”.

Me një dëshirë dhe qëllim: Të shkojmë në Francë.

Ndeshja referohet nga italiani: Nicola Rizzoli.

Në stadium jehonë kënga: Kuq e Zi je ti!

Rreth 13 mijë shikues në stadium, gjithnjë e më shumë po ndizet atmosfera.

Lojtarët serbë priten në fushë nga kuqezinjtë me thirrjet UÇK UÇK (Video)

Futbollistët serbë janë pritur me vërshëllima në “Elbasan Arena”.

Në momentin kur ekipi mik ka hyrë në fushë për të parë se si është terreni mijëra të pranishëm kanë nisur të thërrasin “UÇK, UÇK”.

Atmosfera ne Elbasan Arena#VIDEO Ndizet "Elbasan Arena", kuqezinjtë brohorasin "Shqipëri Etnike" -http://bit.ly/1jR4YNM

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Thursday, 8 October 2015

Futbollistët e Shqipërisë dalin në fushë që të nxehen.

62 studentë serbë janë në stadium dhe në krahun majtë. Atmosfera është tejet e ndezur.

O sa mirë me qenë shqiptar, Shqipëri Etnike, duam fitore...! Cana, Xhaka, Berisha, Abrashi, Gashi, Cikalleshi, Lila etj. emra që brohoritën nga tifozët shqiptarët. Sfida e shekullit Shqipëri-Serbi nisë në orën 20.45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Të gjithë shqiptarë janë të orientuar me sy e vesh nga kjo sfidë, me të vetmin synim: Fitoren. Shqipëria e përgatitur si asnjëherë m[ë parë do t’i qaset ndeshjes. Motivi është në pikën më të lartë. Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, do të startojë me futbollistët më të mirë. Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Elbasan Arena”. Më shumë se një festë futbolli. Tifozët Kuq e Zi me këngën e popullarizuar: Kuq e Zi je ti! Duam, fitore...
Formacionet zyrtare

Shqipëria :
Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Cana, Agolli, Lenjani, Lila, Basha, Memushaj, Xhaka, Balaj.
Serbia: Stojkoviq, Tomoviq, Ivanoviq, S.Mitroviq, Kolarov, Toshiq, Milivojeviq, Matiq, A.Mitroviq, Tadiq, Ljajiç.

Futen në fushë futbollistët e Kombëtares serbe, vërshëllima pa fund në drejtim të tyre. Menjëherë sapo ekipi i Çurcic ka prekur fushën e ‘Elbasan Arenës” janë dëgjuar vërshëllima në drejtim të tyre si dhe brohoritje UÇK.

Ekspedita e përfaqësueses serbe është nisur nga Tirana për në Elbasan nga ora 18.
Nisja është përcjellë nga një helikopter.

“Të gjithë të bashkuar për një qëllim!”, ka shkruar Berisha, i cili është anëtar i Lazios së Italisë.

Lajmi i mirë është se kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana është gati për sfidën kundër Serbisë.

Po afrohet sfida historike, gjithnjë e më shumë po nxehet atmosfera, ngritën emocionet dhe të gjithë ndjejnë aromën e fitores së Shqipërisë.

Emocione kudo! Një synim: Fitore dhe vetëm fitore. Ethet e super sfidës Shqipëri-Serbi kudo janë të pranishme. Për Shqipërinë kjo ndeshje është si një finale. Parësore është trepikëshi kundër Serbisë. Sonte, në orën 20.45 nisë ndeshja historike, ndeshja e shekullit, në mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për grupin I të eliminatorëve për Euro 2016.

Në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në diasporë, ku do që janë shqiptarët, presin me padurim super sfidën, presin Euro fitoren e kombëtares kuqezi. 8 tetorin ta shndërrojmë në ditë historike. Fitorja kundër Serbisë ka vlera të shumëfishta. Mbi të gjitha në rast të fitores dhe humbjes së Danimarkës, Shqipëria siguron kualifikimin e madh.

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana me bashkëlojtarë tjerë, janë të gatshëm deri në pikën e fundit. Taulant Xhaka, Ermir Lenjani, Sokol Cikalleshi, Elseid Hysaj, portieri Etrit Berisha, por interesant është se a do të luajë nga minuta e parë Shkëlzen Gashi, një top-shënues apo siç njihet si lojtar i golit, mbetet të shihet.

Nga ana tjetër Serbia ka lojtarë të njohur si Branisllav Ivanoviq, Nemanja Matiq, Aleksandar Mitroviq, Aleksandar Kolarov, Nenad Tomoviq, Adem Lajiç, portieri Vladimir Stojkoviq etj. Përbërjet e mundshme janë publikuar nga disa mediet në Shqipëri, por ende nuk dihet bash saktësisht se kush do të luajë nga minuta e parë. Shqipëria është në vend të tretë me 11 pikë, ka një më pak se Danimarka dhe dhjetë pikë më shumë se Serbia e fundosur.

Shqipëria ka fituar takimin e parë me rezultat zyrtar 3:0 kundër Serbisë, ndeshje e cila ishte ndërprerë në minutën e 41-të në stadiumin e Partizanit në Beograd, pasi që shovinistët serbë sulmuan futbollistët shqiptarë.

Përbërjet e mundshme:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Gjimshiti (Ajeti), Agolli, Basha, Xhaka, Lila, Lenjani (Meha), Memushaj, Balaj (Cikalleshi); Trajner: Xhani De Biazi.
Serbia: Stojkoviq, Ivanoviq, Tomoviq, Spahiq, Kolarov, Brasanaq, Matiq, Toshiq, Ljajiç, Mitroviq; Trajner: Radovan Çurçiç.

Atmosferë e zjarrtë në Elbasan, e gjithë policia në këmbë (Foto/Video)

E gjithë situata, çdo detaj, në kontrollin e Policisë së Shtetit, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA në Elbasan. Gazetarët e Panorama sjellin nga qyteti dhe stadiumi ku do të luhet ndeshja historike sonte në mbrëmje, atmosferën pak orë para nisjes së sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Përmes fotove dhe videove të mëposhtme ju mund ta ndjeni edhe vetë atmosferën e zjarrtë ndezur nga ngjyrat kuqezi të dekorit të qytetit. Nuk mungojnë flamujt e varur në dritare por edhe mbi shpatullat e tifoëzve.

Ndërkaq, policia ka blinduar zonën dhe është në gatishmëri të lartë. Në dy nga videot e gazetarëve të Panorama shihet edhe se si forcat e policisë janë duke bërë instruktazh, stërvitje për ndonjë situatë të rrezikshme.

Qindra tifozë, të ardhur dhe Maqedonia, Kosova madje dhe nga Nju Jorku dhe Gjermania festojnë rrugëve të Elbasanit. Janë me mijëra tifozët të ardhur aznekënd, të cilët po japin mbështetjen për kombëtaren kuqezi.

Hyrja e sportdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.

Drejtoria e Forces Levizese Operacionale ne Elbasan zhvilloi nje demostrim masash ne rast nderhyrje te prishjes se rendit . Demostrimi eshte ndjekur nga Drejtori i Policise se Shtetit Haki Çako, Altin Qato dhe Niko Brahimaj.

Live : Ne Elbasan Arena.Forcat Levizese Operacionale kane zhvilluar nje demostrim masash duke improvizuar nderhyrje ne rast te prishjes se rendit.Makina shihedhese , forcat e FNSH dhe dy helikoptere te policise ka realizuar me sukses kete prove.Ky demostrim u ndoq nga Drejtori i Policise se Shtetit Haki Çako , Drejtori i Pergjithshem per Sigurine Altin Qato dhe Drejtori i FLO NIko Brahimaj.

Posted by Genti Mullai on Thursday, 8 October 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat