Shqipëri-Serbi, policia shton patrullimet nga ajri dhe kontrollet anti-eksploziv

Sporti

Shqipëri-Serbi, policia shton patrullimet nga ajri dhe kontrollet anti-eksploziv

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 16:26

Policia e Shtetit ka angazhuar edhe trupat e FNSH-së dhe ato të RENEA-s përtë siguruar mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë dhe për të shmangur cdo lloj incidenti përgjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të luhet mbrëmjen e sotme në Elbasan Arena. Prej mesditës, Policia e Shtetit ka nisur patrullimet nga ajri, sikundër po ushtrohen kontrolle anti-eksploziv në cdo cep të stadiumit, apo pranë tij. Policia e Shtetit ka angazhuar plot 2300 uniforma blu, nga të cilat 365 i përkasin Drejtorisë së Qarkut të Elbasanit.

Në hyrje të stadiumit janë vendosur skela ku do të kontrollohet çdo tifoz që do të hyjë në stadium. Gjithashtu janë vënë re në tarracat e pallateve dhe efektivë specialë snajperistë. Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat