Shqipëri-Serbi, sot ora 20.45, luhet sfida historike. Shqipe, nuk jemi si ata!

Sporti

Shqipëri-Serbi, sot ora 20.45, luhet sfida historike. Shqipe, nuk jemi si ata!

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:45

Mbaron aty ku edhe nisi… Bëhet fjalë për rrugëtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Europianin “Francë 2016″, teksa ditën e sotme kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani de Biazi do të mbyllin siparin e këtyre eliminatoreve në shtëpinë e tyre, “Elbasan Arena”.

Sa herë përmendet Kombëtarja, rrjedhimisht përmendet edhe Elbasani, sepse për një vit kalendarik ky qytet mirëpriti ata që për 365 ditë bën krenarë shqiptarët kudo në botë. Atmosfera ka filluar të ndizet 24 orë para ndeshjes në këtë qytet, edhe pse moti u tregua paksa “kapricioz” me “tekat” e tij, kur dielli u mbulua nga retë dhe nisën shirat e dendur. Përgatitjet për një festë të vërtetë në këtë qytet startuan me tifozët kuqezinj, organizatorët për një festë në qendër të qytetit, si dhe policia me helikopterët mbi qiellin e Elbasanit. Për më tepër, festë ka vetë “Elbasan Arena”, pasi sot mbush 1 vjeç nga inaugurimi, shkruan panorama sport.

De Biazi ka vendosur të bëjë ndryshime rrënjësore për ndeshjen kundër Serbisë. Italiani është përpjekur maksimalisht që të maskojë gjithçka, duke u shfaqur sikur do të luajë i njëjti formacion si kundër Portugalisë, por në orët e fundit është zbuluar se nuk do të jetë kështu. Ndryshimi nis nga qendra e mbrojtjes, pasi në krah të tij do të jetë Gjimshiti dhe jo Ajeti. Nga krahët priten Hysaj dhe Agolli. Ndryshimet e mëdha janë në repartin e mesfush ës. Para mbrojtjes, me shumë gjasë, do të jetë Basha dhe jo Kukeli.

Në të djathtë nuk pritet të luajë as Roshi dhe as Gashi, por Andi Lila. Si duket De Biazi ka parasysh që në atë krah do të jetë Kolarovi. Në qendër të mesfushës janë Xhaka me Memushajn, ndërsa në të majtë Lenjani. Në sulm, Balaj ka fituar duelin me Cikalleshin dhe pritet që të jetë shkodrani që nga minuta e parë. Në këtë mënyrë, trajneri ndryshon gati 40% të formacionit në krahasim me 11-shen që luajti titullar kundër Portugalisë. Kukeli, Cikalleshi, Abrashi, Gashi dhe Ajeti pritet ta nisin nga stoli.

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Cana, Gjimshiti, Agolli, Basha, Xhaka, Lila, Lenjani, Memushaj, Balaj; Trajner: Xhani De Biazi.
SERBIA: Stojkoviç, Ivanoviç, Tomoviç, Spahiç, Kolarov, Brasanaç, Matiç, Tosiç, Ljajiç, Mitroviç; Trajner: Radovan Çurçiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat