Behrami largohet nga kombëtarja e Zvicrës

Sporti

Behrami largohet nga kombëtarja e Zvicrës

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:38

Vetëm pak para fillimit të stërvitjeve me kombëtaren e Zvicrës, Valon Behrami është detyruar t`i braktisë ato dhe të përshëndetet nga mundësia për të luajtur ndeshjen e radhës, të premten, kundër San Marinos. Së bashku me menaxherin e ekipit dhe me mjekun e kombëtares ai ka shkuar në spital, në Cyrih, për shkak të lëndimit në këmbë.

Një dëmtim i muskulit në këmbën e djathtë që ai e ka marrë para rreth një jave ka rezultuar problematik për angazhimin e mëtejmë të 30 vjeçarit. Ai nuk ka mundur të marrë pjesë as në katër stërvitjet e deritashme të kombëtares nga po ky shkak.

Behrami do ta trajtojë më tutje lëndimin në klubin e tij në Angli dhe kështu nuk do të jetë në dispozicion të kombëtares.

"Nuk duam të ndërmarrim asnjë rrezikim që mund të rris lëndimin", tha mjeku i kombëtares zvicerane, Hans-Ulrich Backes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat