Të gjithë sytë tek Shqipëri-Serbi

Sporti

Të gjithë sytë tek Shqipëri-Serbi

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:33

Shqipëria e futbollit në mbrëmjen më të rëndësishme të historisë së saj. Në 70 vite histori të kombëtares shqiptare, kurrë nuk kemi qenë më pranë endrrës për të marrë pjesë në një eveniment madhor të të futbollit, siç është kampionati europian. Në raundit e parafundit të eliminatoreve të europianit, në një derbi të nxehtë ballkanas me Serbinë, që fatkeqësisht në një mënyrë ose në një tjetër i ka kaluar kufinjtë sportivë, kuqezinjtë kanë shansin të vulosin kualifikimin për Francë 2016, një objektiv gati i paimagjinueshëm në startin e këtij rrugëtimi të gjatë dhe plot peripeci. Në “Elbasan Arena” rreth 12.700 zemra kuqezi do të rrahim plot pasion për t’u dhënë kurajë 11 protagonistëve më fushën e blertë, atyre që kanë dhënë gjithcka për këtë fanellë që nga starti i eliminatoreve.

Me mijëra të tjerë të do mbushin sheshet në Shqipëri, Kosovë e troje të tjera shqipfolëse të bindur se ky është momenti i Shqipërisë së futbollit. Më miliona të tjera anembanë botës do të jenë të mbërthyer përpara televizionit për të festuar ndaj Serbisë pse jo një fitore historike, një kualifikim historik, që do të mbetej në memorien e të gjithë shqiptarëve.

Në fakt një sukses i mundshëm i Shqipërisë ndaj Serbisë, i shoqëruar me fitoren e Danimarkës në Portugali, nuk na kualifikon matematikisht në Europian, megjithatë do të ishte një hap i sigurtë madh drejt ëndrrës, e cila do të realizohej me një tjetër ndeshje të madhe me Arminë në transfertë. Nga orën 20:45, sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë të fokusuar në spektaklin e Elbasan Arenës, aty ku 11 luanë në fushë dhe me mijëra të tjerë në shkallët e stadiumit, do të jenë heronjtë kuqezinj për një komb të tërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat