Personi që hodhi gurin është një fëmijë 14-vjeçar (Video)

Sporti

Personi që hodhi gurin është një fëmijë 14-vjeçar (Video)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 23:07

Zëdhënësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, e ka konfirmuar incidentin me autobusin e Kombëtares serbe.

Ai ka thënë se autobusi që dërgonte futbollistët serbë për në hotel është goditur me një guralec, por që nuk ka pasur lëndime apo dëmtime.

“Nuk është normale, autobusi është goditur. Këtë na e ka konfirmuar personi i FSHF-së brenda autobusit serb", ka thënë Shulku.

Sipas informatave të para të Policisë shqiptare, personi që e ka hedhur gurin drejt autobusit është një fëmijë 14-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat