Aguero merr numrin 10 tek Argjentina

Sporti

Aguero merr numrin 10 tek Argjentina

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 23:04

Sergio Aguero do të jetë numri 10 i ri për Argjentinën, për shkak të mungesës së Messit.

Aguero do t’ia rrëmbejë numrin 10-të, të paktën për një ndeshje bashkëkombasit të tij Lionel Messi.

“Tani çdo herë që Messi mungon, unë do ta veshë fanelën me këtë numër. Unë jam shumë i lumtur për këtë gjë, por padyshim se kjo fanelë i takon atij” tha 27 vjeçari në konferencën për shtyp.

Sulmuesi shtoi se edhe përkundër mungesës së superyllit argjentinas, ai së bashku me tërë skuadrën do ta bëjnë maksimumin në këtë takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat