Shqipëri v Serbi cilësohet si “ndeshja e shekullit”

Sporti

Shqipëri v Serbi cilësohet si “ndeshja e shekullit”

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 21:29

Vazhdojnë të shkruajnë mediat e huaja për ndeshjen e nesërme duke treguar se interesimi i saj është i madh edhe jashtë trojeve të banuara me shqiptarë.

Gazeta më e madhe regjionale e Gjermanisë, derwesten.de (WAZ) e ka cilësuar ndeshjen e nesërmë si “loja e shekullit”. Ajo gjithashtu citon Edi Ramën që u ka bërë thirrje shqiptarëve për qetësi dhe maturi, por edhe portierin e kombëtares serbe, Stojkoviç, që te shqiptarët “duhet të sjellim euforinë shqiptare në tokë”.

Portali i njohur austriak, skysportaustria.at, shkruan se i gjithë kombi shqiptar pret me emocione ndeshjen e nesërme që fitorja do ishte spektakulare dhe kualifikim për Shqipërinë. Edhe ajo shkruan se ndeshja e nesërme vlerësohet të jetë ndeshja e “shekullit”.

Media zvicerane 20min.ch, ka shkruar se Shqipërisë do i nevojiteshin sëpaku 4 pikë për të arritur kualifikimin e parë historik në një kampionat europian. Ajo vazhdon më tej duke i kushtuar rëndësi edhe arrestimit të Ballist Morinës që ka pas dy armë pa leje dhe 36 bileta për ndeshjen.

Gazeta tjetër gjermane, Ruhrnachrichten shkruan se “nesër do ketë diçka më shumë se një ndeshje sportive”, pasi pavarësisht se Serbia nuk ka shansë kualifikimi ajo e ka marrë seriozisht lojën për të luftuar deri në fund. Gazeta citon edhe lojtarin serb Nenad Tomovic, i cili, ka quajtur provokacion vendin e lojës, që është 40km larg aeroportit dhe Tiranës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat