Hidhen poshtë spekulimet, lojtarët serbë: Askush nuk është qëlluar me gurë (Video)

Sporti

Hidhen poshtë spekulimet, lojtarët serbë: Askush nuk është qëlluar me gurë (Video)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 19:57

Pas arritjes në Tiranë të ekipit kombëtar serb të futbollit, mediat serbe kanë raportuar se incidentet kanë shoqëruar udhëtimin e lojtarëve nga aeroporti drejt kryeqytetit shqiptar.

Policia e Shtetit shqiptar ka konfirmuar se për asnjë moment nuk është kërcënuar autobusi i kombëtares serbe dhe se lajmet e përhapura janë spekulime.

Këtë e ka konfirmuar edhe mesfushori serb, Nemanja Matic për Blic, i cili ka thënë se nuk është qëlluar për asnjë moment autobusi i tyre.

Disa gazeta dhe portale serbe spekuluan se autobusi i përfaqësueses së tyre është qëlluar me gurë teksa shkonte në Tiranë.

Sipas tyre, nga sulmi me gurë janë thyer disa xhama të autobusit, porse nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkohë, nuk ka asnjë të dhënë nga autoritetet shqiptare për këtë incident.

Kombëtarja serbe në TiranëKombëtarja serbe mbërrin në Hotel

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Wednesday, 7 October 2015

Autobusi i kombëtares serbeAutobusi i Kombëtares Serbe duke kaluar në sheshin "Skënderbej"

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Wednesday, 7 October 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat