Mediat e huaja jehonë arrestimit të Ballist Morinës (Foto)

Sporti

Mediat e huaja jehonë arrestimit të Ballist Morinës (Foto)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 19:31

Arrestimi i Ballist Morinës, për shkak të armës pa leje dhe të dhjetëra biletave që kishte me vetë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ka bërë jehonë në mediat më prestigjioze botërore.

Britanikja, The Guardian, shkruan –“arrestohet tifozi shqiptar Ballist Morina sëbashku me tre persona tjerë nga policia shqiptare pas kontrolleve të rrepta sigurie.” Më tej Guardian shkruan se Ballisti ka pas dy armë me vete dhe 36 bileta të ndeshjes; ndërsa ka përmendur edhe ministrin e brendshëm Saimir Tahirin se Shqipëria është e gatshme të tregojë vlerat e saj të mikpritjes.

E përditshmja amerikane New York Times, ka kryer një shkrim të gjatë të gjithë historisë së Ballist Morinës, deri te arrestimi i sotshëm. “Ai u kap me një armë jugoslave, Pishtolin Zastava, sëbashku me tre miq,” shkruan New York Times. Kjo e fundit e përfundon se Morina me siguri nuk do lejohet të ndjekë ndeshjen e tij të preferuar as nga burgu.

Shkrime të ngjashme vijnë edhe nga tabloidi më i shikuar austriak Krone.at, portali tjetër i njohur gjerman focus.de, që shkruajnë se “Piloti i Dronit” është arrestuar në Shqipëri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat