Kozniku: Shqipërinë e shoh në përparësi

Sporti

Kozniku: Shqipërinë e shoh në përparësi

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2015 Në ora: 19:08

Përparësia është te Shqipëria, kështu thotë ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”, Ardian Kozniku, ish-futbollisti i mirënjohur dhe para një kohe ka qenë edhe trajner i Shkëndijës nga Tetova. Ndryshe Kozniku me Kroacinë ka qenë fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998. Kozniku tha se dita e 8 tetorit mund të jetë një ditë që mund të hyjë në histori të futbollit. Ai beson se me një angazhim të madh e lojë të mirë, tri pikë do të mbesin në ‘Elbasan Arena’.

Bota sot”: Ardian, Shqipëria ka ndeshje shumë të rëndësishme kundër Serbisë. Kuqezinjve iu duhet fitorja patjetër, sa do të jetë vështirë?
Ardian Kozniku:
Me padurim po e presim gjithë këtë ndeshje për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarin. Është një ditë që mund të hyjmë në histori të futbollit.

“Bota sot”: Ku e sheh përparësinë e Shqipërisë?

Ardian Kozniku: Shqipërinë e shoh në përparësi për shkak se e ka një motiv më të madh se Serbia, plus luan para publikut shqiptar, ka një përkrahje të madhe. Mirëpo, edhe Serbia nuk e ka ekipin e dobët, por motivi të serbët nuk është sikur te Shqipëria.

“Bota sot”: Është një ndeshje pothuajse e presionit të lartë, si duhet të veprojnë futbollistët shqiptarë?
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në
diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat