Cana: Jemi pretendent për t’u kualifikuar

Sporti

Cana: Jemi pretendent për t’u kualifikuar

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 19:05

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, është shprehur optimist për sfidën e nesërme kundër Serbisë. “Mënyra se si ne e kemi përgatitur këtë ndeshje nuk ndryshon nga herët e tjera. Ne si skuadër dhe grup jemi rritur shumë, kemi përballuar çdo vështirësi. Çdo lojtar në këtë ndeshje ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme për fanellën që mban veshur. Jemi bërë një ekip i jashtëzakonshëm që ka përballuar deri më tani sfida të rëndësishme, dhe jemi pretendent për t’u kualifikuar. Çdo lojë ka pasur rëndësinë e vet, edhe ndeshja nesër do të ketë rëndësinë e saj dhe rezultatin e saj”, ka thënë Cana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat