De Biasi: Të gjitha lojtarët janë të gatshëm

Sporti

De Biasi: Të gjitha lojtarët janë të gatshëm

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:32

Gjithçka gati për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Shqipëria kërkon maksimumin e pikëve kundër Serbisë, në ndeshjen që luhet nesër në orën 20.45 në stadiumin ‘Elbasan Arena”. Futbollistët shqiptar janë të përgatitur dhe mezi presin të dalin në fushë për të dëshmuar cilësitë e tyre dhe arkëtuar tri pikë historike. Përzgjedhësi i Shqipërisë, Giani de Biasi, si gjithnjë i qetë, i di pikat e forta të kundërshtarit dhe në asnjë mënyrë s’i trembet. Ai në konferencë për shtyp ka thënë se e ka studiuar mirë përfaqësuesen serbe. Ai thotë se tensionet para ndeshjes janë normale, si në çdo ndeshje tjetër dhe se skuadra është e përgatitur për t’u përballur me rivalin. “Të gjitha lojtarët janë të gatshëm për sfidën e nesërme. E dimë që kundërshtari është i fortë, por ne e kemi studiuar mirë”, tha De Biasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat