Serbët ankohen, se të tillë janë!

Sporti

Serbët ankohen, se të tillë janë!

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:08

Kanë nisur polemikat e para në lidhje me masat e sigurisë për palën Serbe. Gazeta Kurir raporton se shefi i sigurimit në Federatën e Futbollit të Serbisë, Mirko Milivoj tha se shqiptarët që tani kanë përgatitur një provokim për kombëtaren e tyre.

"Kemi pasur një komunikim 15 minuta më parë se kanë ndryshuar disa nga rregullat e marrëveshjes. Që tani është përgatitur një provokim. Në hotelin ku do të vendosën lojtarët, në të njëjtin kat është edhe një amerikan. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë shqiptar me pasaportë amerikane, apo më të vërtet amerikan.

Ai nuk mund të jetë në të njëjtin kat me lojtarët tanë. Ne po tentojmë që ai të largohet, por nuk kemi arritur ende një marrëveshje. Sigurisht ne do të këmbëngulim që kjo të bëhet kur të arrijmë atje”, ka thënë për mediat serbe, Mirko Milivoj, shef i sigurimit në federatën serbe të futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat