Kjo është kërkesa e Granitit për Taulantin në ndeshjen Shqipëri – Serbi

Sporti

Kjo është kërkesa e Granitit për Taulantin në ndeshjen Shqipëri – Serbi

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:49

Edhe përkundër se Granit Xhaka ka zgjedhur Zvicrën që ta përfaqësojë, atij i rrah zemra për Kombëtaren shqiptare.

Taulant Xhaka, ka bërë të ditur se vëllai i tij Graniti, e ka këshilluar atë që të mos ndikohet nga ndeshja, por te paraqitja e tij.

Mes tjerash Taulanti, ka bërë të ditur se Graniti, i ka kërkuar atij që t’i bëjnë krenar gjithë shqiptarët kudo që janë.

“Graniti më tha që të mos ndikohem nga ndeshja dhe të luaj ashtu siç bëj gjithmonë. Madje, më kërkoi luaj më mirë dhe na bëj krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë”, ka deklaruar Taulanti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat