Tifozat Kuq e Zi”: Kush ndal shqiponjën, tradhti kombëtare!

Sporti

Tifozat Kuq e Zi”: Kush ndal shqiponjën, tradhti kombëtare!

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:46

Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” kanë dalë me një mesazh tejet sensibilizues për sfidën historike të futbollit. Ja se çfarë shkruajnë “Tifozat Kuq e Zi” në profilin e tyre në Facebook: “8 tetori është vetëm pak orë larg. Tifozat Kuq e Zi thërrasin të gjithë tifozët që do të jenë në stadium për syçeltësi, vetëpërmbajtje dhe përkrahje të fuqishme. Kjo është më shumë se një ndeshje futbolli.

Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo gjëje që vjen nga kundërshtarët tanë, qofshin ata lojtarët, trajnerët apo edhe të ftuarit. Çdo veprim që ndal fluturimin e shqiponjës drejt Parisit, që ndal ëndrrën tonë të përbashkët, e ndal edhe lartësimin e flamurit më të bukur në botë. Kjo do të ishte tradhti kombëtare, kjo është e papranueshme. Mos nxisni këngët pa nisur paraprakisht organizatori i tribunës! Mos harxho energji, zë e forcë duke përmendur emrin e kundërshtarit! Mos u ndal për asnjë çast së kënduari Shqipërisë sonë të bukur dhe flamurit të saj, KËNDO FORT, NGRIJE ZËRIN, sepse vetëm kjo do t’i ndihmojë djemtë tanë në fushë!!!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat