Çuditen italianët me Shqipërinë

Sporti

Çuditen italianët me Shqipërinë

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:28

Shqipëri-Serbi është një ndeshje futbolli, por që po bën të flitet për gjithçka, por vetëm për futboll jo. Edhe e përditshmja e famshme italiane “Gazzetta dello Sport” e ka vënë re këtë gjë dhe i ka kushtuar një reportazh të gjatë atmosferës në prag të ndeshjes së kombëtares sonë, duke u përqendruar te masat e jashtëzakonshme të shtetit dhe policisë shqiptare për të evituar çdo incident të mundshëm.

“Ajo që po ndodh në Shqipëri tregon qartë se në Shqipëri po bëjnë maksimumin (dhe diçka më shumë) për të evituar probleme, për të bërë një figurë të mirë në sytë e botës dhe mundësisht për të festuar të enjten pa incidente”, shkruan i dërguari i Gazzetta-s në Tiranë, Manlio Gasparoto, i cili rikthen në kujtesë gjithçka ndodhi në Serbi dhe pasqyron me imtësi gjithë masat e policisë shqiptare, “sepse qeveria mendon mbi të gjitha për imazhin e vendit, para rezultatit sportiv”, raporton Sportal.al.

Sipas gazetarit italian, “të enjten në Shqipëri do të luhet futboll, por për atë tashmë mendojnë vetëm De Biasi dhe lojtarët që ai drejton”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat