Rrëfimi i Ballistit për New York Times: Ja gabimi im në Beograd....

Sporti

Rrëfimi i Ballistit për New York Times: Ja gabimi im në Beograd....

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:23

Pse e ngriti flamurin në Beograd një vit më parë, rrëfehet i ashtëquajturi Ballist Morina autori i incidentit të shkaktuar më 2014. Në një intervistë për gazetën amerikane Neë York Times, Ismail Morina rrëfen si pasi kishte investuar mijëra dollarë dhe qindra orë duke planifikuar me kujdes momentin e tij kuptoi se kishte bërë një gabim fillestari”, Morina nuk e dinte bluzën me të cilën po luante kombëtarja shqiptare- nis shkrimin prestigjozja.

Shkrimi tregon dinamikën e ngjarjes sipas të cilës Morina më 21:25 të 14 tetorit 2014 nga taraca e një kishenë Beograd nga ku shihej ndeshja që po luhej mes Shqipërisë dhe Serbisë.Duart e Morinës ndërprenë ndeshjen

Gazetari James Montague e ka intervistuar Ballist Morinën në një prej lokaleve të kryeqytetit. Pyetjes se përse e ngriti dronin, Morina i përgjigjet:

“Unë jam patriot, nuk jam nacionalist. E zgjodha atë fjalë për t’u thënë serbëve se janë shqiptarët vendali në Ballkan. Kjo nuk do të thotë që serbët nuk duhet të jetojnë këtu.

Por duhet të kenë respekt për flamurin tonë,”

Gazetari tregon dinamikën e ngjarjes

“Në fakt, në atë moment, piloti real i dronit ishte në rrugët e Beogradit, duke u fshehur nga policia, teksa tentonte të arratisej nga vendi. Telekomanda kishte mbetur në dyshemenë e kishës”- shkruan Neë York Times, duke përmendur gjithashtu edhe teoritë e shumta të konspiracionit që nisën të tregoheshin menjëherë sapo droni fluturoi në qiellin e Beogradit.

Morina i rrëfen gazetarit se plani për ngritjen e dronit nisi që në vitin 2010 kur luante Italia me Serbinë, ndeshje në të cilën pati edhe një incident; Ivan Bogdanovi dogji flamurin shqiptar. Ndërkohë që edhe droni është blerë në një dyqan në Milano.

Sa për ngritjen e dronit Ballist Morina shprehet se atë e ndihmoi fakti se është me profesion vinçier.“U mësova shpejt pasi është njësoj si vinçi që drejtoja në Itali,” thotë ai

Prestigjozja shkruan se Morina është bëhrë hero tkombëtar pasi çdokush kërkon një fotografi me të nëse shihet në rrugë, ndërkohë që Neë York Times shkruan për Morinën në ditën që Morina arrestohet nga Policia për armë mbajtje pa leje mesnatën e mbrëmshme bashkë me tre persona të tjerë.

Në mbyllje NYTimes flet edhe për pistoletën që Morina mbante me vete. Madje ai ia ka treguar atë gazetarit James Montague. “Nxorri një pistoletë që e ka blerë kohët e fundit. Thotë se e mban me vete, të mbushur gjatë gjithë kohës. Është një pistoletë Zastava. E prodhuar në Serbi”, shkruan gazetari.

Ai e di rrezikun që i kanoset atij online dhe ka dëgjuar zëra se ekziston një cmim për kokën e tij "Nuk jam i shqetësuar për shtetin Serb por për grupet ekstremiste"-thuhet në gazetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat