Seancë gjyqësore për vdekjen e gruas së portierit shqiptar

Sporti

Seancë gjyqësore për vdekjen e gruas së portierit shqiptar

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 16:55

Gjatë seancës së parë gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës për vdekjen e gruas së portierit Alban Hoxha, e cila humbi jetën gjatë lindjes së fëmijës së saj të parë, ka pasur përplasje mes familjarëve të ndjerës dhe të afërmeve të mjekëve të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.
Familjarët e Doriana Hakës, janë irrituar me kërkesën e avokatëve, të cilët në seancë kanë kërkuar ekspertizë të re.
Është darë ndërhyrja e forcave të policisë për të ndaluar sherrin në korridorin e gjykatë së Tiranës pas seancës.
Babi i Dorianës, ka akuzuar për manipulim të procesit dhe ka kërkuar vënie të drejtësisë.
“Po përpiqen të manipulojnë procesin. Ekspertët ishin të shtetit, tani duan të tjerë. Kërkojmë drejtësi, vajza jonë ishte shumë mirë”- deklaroi Enver Haka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat