Baseli refuzoi ofertën 25 milionëshe për Embolon

Sporti

Baseli refuzoi ofertën 25 milionëshe për Embolon

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 16:46

Reprezentuesi zviceran ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e disa klubeve Wolsfburgut, Juventusit dhe Evertonit, por klubi i tij Baseli ka hedhur poshtë një ofertë 25 milionë euro nga Wolfsburg për Breel Embolo.

Sulmuesi 18 vjeçar ka zgjuar kërshërinë e klubeve pas paraqitjeve të tij në mars kur debutoi në ndeshjen ndërkombëtare Zvicra- ShBA.

Wolfsburg, Everton dhe Juventus ka qenë të interesuar për të siguruar shërbime e të riut, edhe pse më këmbëngulësi ishte klubi gjerman nga Bundesliga duke bërë një ofertë prej rreth25 milionë euro, të cilën Baseli e refuzoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat