Gati për Hungarinë

Sporti

Gati për Hungarinë

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 16:22

Të enjten, trajneri Redi Jupi do të grumbullojë ekipin përfaqësues U-21 dhe do të nisë përgatitjet për sfidën e radhës ndaj ekipit respektiv të Hungarisë, ndeshje e cila do të luhet në transfertë më 13 tetor.

Kuqezinjtë e rinj U-21 do të akomodohen në hotel “Dyrrahu” në Plazh, ndërkohë që stërvitjet do t’i zhvillojnë në Durrës.

Në grupin e futbollistëve të përzgjedhur nga trajneri Jupi, të publikuar në faqen e FSHF-së në internet, bie në sy edhe përfshirja e Rey Manajt të Interit, i cili mungoi në ndeshjen ndaj Portugalisë për shkak të dëmtimit ndaj Izraelit.

Shqipëria U-21 bën pjesë në grupin 4 eliminator të Euro 2017, duke u renditur në vendin e dytë, pas 4 pikëve të grumbulluara në tri ndeshje të zhvilluara.

Në këtë grup, krahas Shqipërisë, bën pjesë edhe Izraeli që kryeson me 4 pikë, Portugalia, Greqia, Hungaria me nga 3 pikë dhe Lihtenshtejni me asnjë pikë.

Ndeshja Hungari-Shqipëri, do të luhet më 13 tetor, në orën 18:45, në stadiumin “Puskás Akademia Pancho Arena” në Budapest.
Ja dhe futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Redi Jupi: Thomas Strakosha, Aldo Teqja, Silvester Shkalla, Herdi Prenga, Bruno Lulaj, Mergim Vojvoda, Esin Hakaj, Erion Hoxhallari, Erdis Gurishta, Qazim Laci, Kristi Qose, Klodian
Gino, Rron Broja, Damian Gjini, Enis Gavazaj, Endri Cekici, Liridon Latifi, Myrto
Uzuni, Rey Manaj, Milot Rashica, Fiorin Durmishaj, Kejdi Bare, Ennur Totre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat