Nuri Seferi: Bac u kry‬e edhe kjo ndeshje

Sporti

Nuri Seferi: Bac u kry‬e edhe kjo ndeshje

Nga: K.Goca Më: 7 tetor 2015 Në ora: 15:48

Nuri Seferi, boksier i mirënjohur, kërkon nga tifozët mbështetje të fuqishme për kombëtaren e Shqipërisë kundër Serbisë. “Të nderuar bashkëkombës, 8 tetori u afrua, edhe ndeshjet e Kampionatit Europian 2016 do të vijnë shumë shpejt, nëse me 8 tetor djemtë tanë të kombëtares do na japin fitore përball Serbisë. Këta HEROJ kërkojnë mbështetjen tonë të tifozëve ‘‎Kuq e ZI’‬ dhe gjithë popullit shqiptar. Unë personalisht kam ardhur në ‪‎Tiranë‬ ti mbështes çunat e kombëtares dhe do dëshiroja që të gjithë që do jemi prezent aty, ti japim mbështetjen e denjë çunave HEROJ, të ruhemi mos biem preh e ndonjë provokimi, pasi që ne jemi nikoqirë.

Shqiptari gjithmonë edhe mikun edhe armikun kur e ka pas në oborrin e tij, ka dal faqebardhë çdo herë. Për kundërshtarët tanë i vetmi qëllim është që ne të humbim piket nga ndeshja e nesërme dhe mos e fitojmë ndeshjen. Por këtë kënaqësi nuk do ta shijojnë ata. Përball Serbisë kemi fituar gjithë ndeshjet. ‪‎Kosova‬ ishte më e vështira dhe e dhimbshme për popullin tonë, mirëpo në fund e fituam. Përballja ime ne ringun e boksit me serbin Stankoviq për mua nuk ishte vetëm një ndeshje boksi, por edhe ndeshje emocionale.

Atë ndeshje e fitova falë punës dhe gjakftohtësisë sime përball tij që atë fitore t’ia kushtoj gjithë dëshmorëve të rënë në ‎Kosov‬ë. Andaj gjithë ne e kemi për detyre morale që pasnesër ti mbështesim çunat në fushën e gjelbër me dinjitet, ta fitojmë serbin edhe njëherë më shumë dhe t’ia dedikojmë këtë ndeshje gjithë atyre që sakrifikuan për popullin shqiptar prej Ismail Qemajli e Isa Boletini e deri tek HEROI që flijoi gjithçka për popullin shqiptare përball hordhive serbe AdemJashari dhe gjithë dëshmorëve të rëne për këtë flamur, gjuhë dhe trojet shqiptare. Pas ndeshjes me krenari do themi të gjithë: ‎Bac u Kry‬e edhe kjo ndeshje”, shkruan Seferi në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat