Tri dilemat e De Biasit

Sporti

Tri dilemat e De Biasit

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 15:31

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Giani De Biasi po projekton skuadrën me të cilën do të përballet në sfidën decizive dhe historike me Serbinë.

Numri një i bankinës kuqezi, ndonëse jo përfundimtare, ka një ide të përgjithshme për 11-shen që do të hedhë në fushën e blertë të “Elbasan Arena”-s.

Edhe pse janë edhe minimumi dy seanca stërvitore përpara përballjes me Serbinë, italiani duket se do të punojë me detajet, pasi formacionin e ka në kokë. Nga çka u pa në stërvitje, italiani nuk ka ndër mend të bëjë ndryshime rrënjësore në raport me dy ndeshjet e fundit, me Portugalinë dhe Danimarkën.

Porta është një ekuacion i zgjidhur, e prenotuar prej kohësh nga shtatlarti Etrit Berisha, i cili mbron kuadratin e Lazios në Serie A. Me kthimin e Hysajt në skuadër, mbrojtja do të ketë ndryshime krahasuar me dy ndeshjet e fundit. Mbrojtësi i Napolit do të aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në të majtin pritet Agolli. Cana shumë shpejt do të njohë partnerin që do të ketë në krah. Ky është balotazhi i parë: Ajeti ose Gjimshiti.

Mesfusha – Kukeli pritet të qëndrojë mesfushori i fundit që do të nxjerrë topin nga zona, Gashi në krahun e djathtë do të bëjë pistonin dhe në të majtin ka të njëjtat detyra Lenjani. Dyshja e qendrës do të jetë Abrashi-Xhaka. Me paraqitjet e deritanishme, pavarë- sisht se nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, raporton panorama sport.

Cikalleshi duket më i favorizuar se Balaj, por ekziston edhe surpriza që Balaj ta nisë si titullar. Megjithatë, do të jetë seanca stërvitore e pasdites së sotme ajo që do të nxjerrë në pah skuadrën më të cilën Shqipëria do të kërkojë fitoren me Serbinë.
Plani B – Nëse nuk funksionon varianti A, italiani ka gati variantin B. Meha në vend të Lenjanit, Kukeli sakrifikon për Bashën dhe Gashi për Roshin. Ndërkohë që shumë lojtarë të tjerë janë të gatshëm për këtë përballje, si Kaçe, Aliji, Salihi, Shala etj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat