Kosova me disa boksierë në Benexliga

Sporti

Kosova me disa boksierë në Benexliga

Nga: K.Goca Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:40

Kosova do të përfaqësohet me boksierët me të mirë në garën e benexliga, që mbahet (me 10 tetor) në Podgoricë për kategoritë e kadetëve, juniorëve dhe për femra. “Në këtë ligë marrin pjesë boksierët nga Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja, Sllovenia dhe Kosova”, thuhet nga Federata e Boksit e Kosovës. Kosova përfaqësohet me këta boksierë: Shpëtim Bajoku (43 kg), Gramos Berisha (55 kg), Dionis Mexhuani (57 kg), Patriot Behrami (60 kg), Atdhe Delijaj (64 kg), Sadik Bytyqi (69 kg), Besfort Maloku (57 kg), Eros Ramadani (64 kg), Sylejman Ymeri (69 kg), Ardit Delijaj (81 kg), Donjeta Sadiku (60 kg) dhe Marigona Beadini (64 kg). Në këtë ngjarje është edhe gjyqtari Latif Demolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat